25-04-2024

Babë e bijë që u gjetën të vdekur në Prizren (foto)

Sonte ndodhi një tragjedi në Prizren, pasi që zyrtari policor, Sali Mazreku, 52 vjeçar dyshohet se aksidentalisht vrau vajzën e tij dhe pastaj veten.

Sinjali mëson se ngjarja ndodhi pak para se Mazreku të nisej për në punë, i cili ishte zyrtar policor në Departamentin e Kufirit.

Lajmin për gazetën e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës.

news image

Viktimat i takojnë komunitetit RAE.

“Më 15.12.2020 pak pas orës 19:00 Policia ka pranuar një informacion se në rrugën Durmish Asllani në Prizren janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë kompetente policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një m/kosovar zyrtar policor dhe një f/kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

Kelani ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore, përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.

Asnjë koment

Comments are closed.