25-11-2024

Bajrami i Madh, festë në dy ditë të ndryshme

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.

Gjatë ditës, ndërkohë, krerët shtetërorë dhe të partive politike kanë vizituar selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku edhe kanë përcjellë urimet e tyre.

Fitër Bajrami pason Muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit sipas besimit Islam agjërohet 30 ditë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Por, në varësi të shikimit të hënës, festimet e Bajramit do të jenë të vendosura në dy ditë, të martën dhe të mërkurën.

Rajoni i Ballkanit dhe Europa, por edhe Arabia Saudite, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara e filluan festimin e Bajramit të martën, ndërsa vende si Egjipti, Siria, Jordania, Indonezia, Japonia, Malajzia, Tajlanda, Pakistani, Australia etj., do ta festojnë të mërkurën.

Tradicionalisht, Bajrami festohet për 3 ditë dhe është një festë zyrtare në të gjitha vendet me shumicë myslimane. Numri i ditëve të pushimit varion nga vendi në vend. Ashtu si Ramazani, Bajrami i Madh fillon me shikimin e parë të hënës, ndaj zakonisht myslimanët duhet të presin deri natën para Bajramit për të verifikuar datën./Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.