Baldedaj: 2018-ta shënon dështimin e qeverisjes lokale të Mytaher Haskukës
Anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, nga radhët e AAK-së, Ilir Baledaj ka kritikuar kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka për tepricën buxhetor, që sipas tij 15 % të mjeteve nga projektet kapitale do të derdhen në buxhetin qendror.
Përmes një postimi në ‘facebook’, ai e ka vlerësuar 2018-ën si vit të dështimit të kryetarit prizrenas.
Postimi i plotë i Baldedajt:
“Suficiti milionësh i Mytaher Haskukës
Mytaher Haskuka me krenari e thotë se 15 përqind të mjeteve nga projektet kapitale do të ikin nga Komuna e Prizrenit dhe nuk do t’i kthehen më.
Mbetet të shihet në fund të vitit nëse shifra 15 përqind do të jetë e vërtetë, sepse me asnjë fakt Mytaher Haskuka në paraqitjen e tij të mjerë me drejtorët nuk na bindi se suficiti do të jetë vetëm 15 përqind.
Suficiti dyshojmë se do të jetë shumë i madh, do të jetë milionësh.
Mytaher Haskuka i thirri drejtorët që t’i raportojnë e çka raportuan ata.
Raportuan dështimin e tyre dhe dështimin e Mytaher Haskukës në vitin 2018.
Mytaher Haskuka s’ka çka raporton për vitin 2018.
Asnjë projekt kapital i realizuar.
Viti 2018, do të mbahet në mënd për vajin e Mytaher Haskukës për qeverisjen e kaluar, dhe mbetet e paqartë me çka do ta mbulojë paaftësinë e tij në vitin 2019. Po përfundon koha kur gjente arsye për vaj.
Viti 2019 lakuriq do ta nxjerr në sipërfaqe paaftësinë e Mytaher Haskukës për të menaxhuar me qytetin e Prizrenit.”