05-05-2024

Arrestohet në Vërmicë pasi kontrabandonte fishekë nga Shqipëria në Kosovë

Në pikën kufitare të Vërmicës është arrestuar një i dyshuar nga Kosova pasi që ishte duke kontrabanduar në mënyrë ilegale nga Shqipëria për në Kosovë, rreth 720 copa municion (fishekë) të kalibrit 7.62 mm.

Policia ka njoftuar se është bërë kontrollimi i shtëpisë ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 e prishur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Asnjë koment

Comments are closed.