25-04-2024

Baldedaj (AAK): Cilin rol duhet ta luajmë ne kur kryetari i Prizrenit nuk vije në seanca e më pas na ofendon

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Ilir Baldedaj, ka folur për debatin e sotëm që ndodhi në sallën e Kuvendit Komunal të kësaj komune për votimin e Planit për Parkun e Biznesit.

Baldedaj ka thënë se çdo seancë që kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka,  i ofendon asamblistët e Prizrenit e më pas i njëjti u kërkon ndihmë.

“Cilin rol duhet ta luajmë ne kur kryetari i Prizrenit nuk vije në seanca, ekzekutivi nuk përgjigjet në pyetjet që ne ua shtrojmë dhe do ta kisha votuar Planin për Parkun e Biznesit po të ishte në vitin e parë qeverisës”.

“ Nuk e votoj sepse është fundi i mandati dhe nuk dua t’ia vë barrë qeverisjes së ardhshme një cështje që është e jashtëligjshme”, është shprehur Baldedaj, njofton Klankosova.tv.

Asnjë koment

Comments are closed.