23-11-2024

Baldedaj kritikon LDK-në Prizren se po bëhet pjesë e keqqeverisjes

Kuvendari i AAK-së në Kuvendin e Komunës, Ilir Baldedaj sot  ka kritikuar njërin nga anëtarët e koalicionit qeverisës lokal LDK-në, duke thënë se po kërkon mjete në xhirollogari të OJQ-ve që pastaj ato t’i marrin kesh, për ta organizuar  festivalin “Zambak i Prizrenit”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ai ka shtruar pyetjen nëse të “deleguarit” e kryetarit po formojnë OJQ për ta keqpërdor në ekstrem paranë publike? Postimi i Baldedajt në “facebook” :

“Nga distancimet e fundit të LDK-së në Prizren kam menduar se LDK në Prizren po distancohet nga qeverisja aktuale, nga mungesa e transparencës, nga qeverisja e lodhur dhe dërmuar. Sot qytetarët e Prizrenit e kuptuan se pjesë e keqqeverisjes me vetëdije është edhe LDK-ja.

E kjo qeverisje po shkon në përmasa ekstreme të degradimit. Këta që e shkatërruan sportin e kulturën e kanë shndërruar komunën në pronë private. Sipas informacioneve të sigurta shkojnë deri aty sa kanë guxuar të kërkojnë të derdhin mjete në xhirollogari të OJQ-ve që pastaj ato t’i marrin kesh e ta organizojnë Zambakun…ose po shkojnë edhe më larg, të “deleguarit” e kryetarit po formojnë OJQ për ta keqpërdor në ekstrem paranë publike.

Ky është veç një fragment i vogël i keqqeverisjes, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja. Keqqeverisja në Prizren është ekstreme,”ka shkruar ai./ GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.