02-05-2024

Bashkimi në gjysmëfinale, mposht Trepçën

Klubi prizrenas Bashkimi sonte është kualifikuar në gjysmëfinale të “play-offit” pasi si mysafirë në Mitrovicë ka mposhtur Trepçën edhe në ndeshjen e dytë, me rezultat të ngushtë 85-88.

Ndeshjen e parë në Prizren, Bashkimi e pat fituar me rezultat prej 86-73.

Në gjysmëfinale Bashkimi do të përballet me gjigantin, KB Prishtina./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.