08-09-2024

Baldedaj: Kryetari Totaj e shkarkoi një drejtoreshë, pasdite e detyruan ta tërheq vendimin

Talent, a je kryetar kukull dhe i kapur i Prizrenit?!

Se vjen dita e dëgjoj që ti as edhe një vendim nuk mundesh me marrë vet, këtë kurrë se kisha besuar. A kaq i dobët je a? A bash kaq keq të kanë kapur a?
Kurrë nuk i kisha thanë vetit kryetar i Prizrenit nëse vendimin që do ta merrja në mëngjes, me 25 tetor do të ma ndryshonin e tërhiqnin të tjerët. Njeriu ka pak sedër bre.
A mos tu ka rrit hunda, se qysh po shihet të kanë kapur për hune e po të lëvizin kah po dojnë e qysh po i konvenon.
Hajde, a guxon me tregu Talent si e shkarkove në një mëngjes një drejtoreshë komunale, dhe pasdite e tërhoqe atë vendim. Edhe do që të besojnë shumë e i ke afër vetit, zor që kanë me të besu.
A po i bjen kjo që ti Talent je kryetar i kapur? A të kujtohet sa ishe në opozitë, kundërshtarët i ke akuzu rëndë se janë të kapur. Dever dynja, kush kesh vesh.
Talenti i territ, i kozmetikës dhe i kapur. Ku me ditë çka del nesër për ty Talent, a unë nuk çuditna asgjë.
Bash asgjë!

Dobët, shumë dobët!

© Ilir Baldedaj – LDK

Asnjë koment

Comments are closed.