24-11-2024

Baldedaj: Nëse doni me pa çka domethënë ‘gjakderdhje financiare’, hajdeni në Prizren!

Zyra e Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa shkelje në Komunën e Prizrenit, gjatë vitit të kaluar (2022).

Pas publikimit te raportit rreth të gjeturave të auditorit të pavarur lidhur me auditimin për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2022, ka reaguar ish-zyrtari komunal dhe asamblisti, Ilir Baldedaj.

Në një postim në “facebook”, ai ka shkruar se nëse e lexoni këtë raport do të dëshpëroheni keq nga dëshmitë e ofruara për manipulimet tronditëse të kësaj qeverisje me fondet, punësimet, taksat, ndarjen e subvencioneve dhe të tjera.

Postimi i tij:

“Miq të mi të dashur,

Posaqërisht ju që më kritikoni pse unë e kritikoj këtë qeverisje të degjeneruar të Prizrenit,

Amani ju koftë MOS e lexoni Raportin e Auditimit për Komunën e Prizrenit

Sepse, nëse e lexoni, do të dëshpëroheni keq nga dëshmitë e ofruara për manipulimet tronditëse të kësaj qeverisjeje me fondet,, punësimet, taksat, ndarjen e subvencioneve e çka jo tjetër.

Nëse doni me pa çka domethënë ‘gjakderdhje financiare’, hajdeni në Prizren!

Lexo edhe:

Zyra e Auditimit gjen shkelje në Komunën e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.