12-10-2024

Baldedaj reagon ndaj “riciklimeve” në AAK, të cilës i takon

Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, që njihet për reagime opozitare ndaj qeverisjes lokale në Prizren, kësaj radhe është treguar vetëkritik. Ai ka reaguar ndaj siç ka thënë “fenomenit të riciklimit” në subjektin të cilit i takon, dhe për shkak të anashkalimit të aktivistëve nga Prizreni në pozitat e nënkryetarëve të partisë.

Nëpërmjet një postimi në “facebook”, ai ka shkruar:

“Riciklimi i figurave politike në subjektet politike i ngulfatë ato, dhe ua pamundëson figurave të reja hapësirën për dëshmim. Ky fenomen sidomos është i dukshëm në AAK, dhe këto figura riciklohen në pozita udhëheqëse dhe sidomos në pozitën e nënkryetarit.

Është krejt e pakuptimtë ekzistenca e 12 nënkryetarëve, pozitë në të cilën riciklohen figurat edhe të konsumuara, ndërsa në këtë 12-she nuk është asnjë aktivistë politik nga Prizreni.

Lideri i AAK-së është i pakontestueshëm dhe pozita e nënkryetarit e plotëson kryetarin por numri prej 12 nënkryetarëve vjen pa asnjë respektim i parimeve në këtë “rrugë pakrye” të këtyre nënkryetarëve që në fakt nuk janë gjë tjetër pos riciklim i figurave të njëjta nëpër vite.

Nga numri prej 90 anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm është zgjedhur kryesia 77 anëtarëshe. Cili është kuptimi i ekzistencës së Këshillit të përgjithshëm prej 90 anëtarëve para një kryesia prej 77 anëtarëve. Nuk e ka asnjë kuptim.

Në fakt një kryesi me këtë numër që në start është e gjykuar të jetë joproduktive, sepse ajo përmbush apetitin e riciklimeve jomeritore dhe jo parimore”./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.