Ballkani barazoi në Gjilan, kjo është deklarata e trajnerit të Dritës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar pas barazimit ndaj Ballkanit.

“Xhebrailat” barazuan në Gjilan me rezultat 1 – 1.

Pas ndeshjes, Nuhiu tha se barazimi ishte epilogu real, derisa komentojë edhe këtë edicion si shumë të vështirë.

“Lojtarët janë angazhuar kemi pasur punë me një nga kundërshtarët më të fort siç është Ballkani. Epilogu real i kësaj ndeshje ishte barazimi pasi kemi pasur raste të dyja ekipet mundësi ta fitonin ndeshjen”.

“E kemi përgatitur ekipin për ta fituar ndeshjen por e kemi ditur edhe cilësitë të cilat i ka Ballkani. Kemi pasur disa raste të cilat po të ishim më të kujdesshëm mund të realizonim. Ka qenë një kampionat shumë i fort dhe të luftuar nga tri skuadrat që kërkonin titullin. Duhet të përgatitemi për të fituar kemi ngecur me pikë dhe nuk kemi ndeshje për të rikuperuar dhe do të japim maksimumin”, u shpreh Nuhiu pas ndeshjes.

Drita tani duhet të shpresojë që Prishtina të humbasë dy sfidat e radhës, ndryshe nëse fitojnë vetëm një pikë “Bardhëkaltërit” janë zyrtarisht kampion për edicionin 2020/21.