12-05-2024

Ballkani barazon me Dukagjinin

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe pse kampion në fuqi si dhe lider aktual i tabelës, Ballkani nuk ia ka dalë që të arkëtojë tri pikë në ballafaqim me Dukagjinin e Klinës. Madje klinasit ia kanë dalë që të shënojnë të parët, kur John në minutën e tetëmbëdhjetë ka çuar topin drejt rrjetës. Barazimi i suharekasve ka ardhur në minutën e pesëdhjetë e pestë përmes sulmuesit Rrahmani.

Pas këtyre rezultateve, Ballkani vazhdon kryesimin në tabelë me dyzet e tetë pikë, Gjilani gjendet në vendin e tretë, Prishtina në vendin e katërt, Llapi në vendin e pestë, Dukagjini në vendin e gjashtë dhe Trepça ’89 në vendin e tetë.

Asnjë koment

Comments are closed.