Ballkani emëron zyrtarisht trajnerin e ri të klubit
Kampioni në fuqi, Ballkani ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, pas shkarkimit të Artim Pollozhanit.
“Portokallinjtë” kanë emëruar trajnerin shqiptar, Orges Shehin si pasues të Pollozhanit në krye të skuadrës.
Shehi së fundmi ishte trajner i skuadrës shqiptare, Partizani, teksa ka menaxhuar në të kaluarën edhe Skënderbeun, Kukësin e Tiranën.
“FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës”, shkruan faqja zyrtare në njoftimin e dhënë.