26-04-2024

Ballkani fiton ndaj Flamurtarit, por kritikon gjyqtarin

Ballkani i Therandës (ish-Suhareka), sot pasdite shënoi fitore të rëndësishme në ndeshjen ndaj Flamurtarit 2:0, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Golashënues janë Almir Ajzeraj dhe Edvin Kuc. Me këtë fitore Ballkani radhitet në pozitën e tetë të tabelës, me 32 pikë të tubuara. Flamurtari ndërkaq është një vend më poshtë, me tri pikë më pak.

Ndonëse shënoi fitore, ekipi i Sami Sermaxhajt nuk është aspak e kënaqur dhe pati vërejtje me drejtësinë e ndarë nga gjyqtari Selim Isufi.

“Referim skandaloz” ka shkruar ekipi i Ballkanit pas ndeshjes në postimin e tij në “Facebook” pas ndeshjes./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.