Ballkani fiton ndaj Larnes, kualifikohet në rrethin e tretë
Lincoln Red Imps nga Gjibraltari është kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit të Suharekës në Conference League.
Skuadra kosovare ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Larnes, e cila përkiste te rrethi i dytë, duke bërë që të kualifikohet dhe kampioni i Irlandës së Veriut të bie.
Ndeshja e të enjtes është mbyllur me rezultat 1-4.
Ballkani e ka gjetur golin pas vetëm njëzet minutash. Ka qenë Gripshi ai që ka realizuar në minutën e njëzet e tetë.
Por Ballkani nuk është mjaftuar me kaq. As Gripshi, i cili ka realizuar sërish. Deri te goli i dytë Gripshi ka ardhur në minutën e tridhjetë e gjashtë, kur pas një pranimi të topit në mënyrën e duhur e ka çuar atë drejt rrjetës nga afërsia.
Me këtë rezultat, 2-0, është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë suharekasit kanë realizuar prapë. Ka qenë Rrahmani që pas një topi të pranuar nga Kuc ka gjetur rrjetën.
Pastaj Larne e ka zbutur avatazhin. Ka qenë minuta e pesëdhjetë e tetë kur Bonis ka realizuar nga pika e bardhë.
Por kjo nuk ka arritur ta trembë Ballkanin, që e ka shënuar edhe golin e katërt.
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e gjashtë kur Kryeziu pas një pranimi të topit nga Korenica ka realizuar.
Ndeshjen e parë në Prishtinë, Ballkani e kishte fituar me rezultat 3-0, që do të thotë se skuadra kosovare ka fituar ndaj asaj irlandeze me rezultat të përgjithshëm prej 7-1./rtk