02-05-2024

Policia jep detaje për therjen me thikë mes dy kosovarëve në Shëngjin

Shëngjin- Policia vendose zbardhe detaje rreth plagosjes me thikë në Kune Vaine. Arrestohet autori i dyshuar.

Policia informon se ‘rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar Hazir Berisha 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Selim Bllaca 59 vjeç, banues po në Kosovë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Asnjë koment

Comments are closed.