Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit
“Xhebrailat” është dashur ta presin minutën e 95-të për ta shijuar golin e fitores në duel ndaj Dukagjinit.
Kampioni aktual, Ballkani, arriti që t’i arkëtojë 3 pikë, vetëm pas realizimit të sulmuesit, Sunday Adetunji, në sekondat e fundit të ndeshjes.
Pavarësisht se suharekasit e dominuan takimin, hasën në vështirësi të madhe për ta gjetur golin e rregullt, pasi dy herë e tundën rrjetën nga pozicioni jashtë loje.
Pas këtij triumfi, suharekasit arrijnë kuotën e 36 pikëve, por ngelen shtatë sosh prapa Dritës, e cila e mundi Malishevën në Gjilan me rezultat 2-0.
Nga ana tjetër, ekipi nga Klina me 21 pikë, renditet i shtati në Albi Mall Superligë./KK