19-04-2024

Ballkani kërkon nga FFK të formoj skuadrën B

Pas një sezoni shumë të mirë në Superligë, skuadra e Ballkanit tani kërkon të bëj një hap shumë të madh.

Skuadra nga Suhareka i ka kërkuar FFK-së që ta lejoj që të formohet edhe ekipin B.

 

FC Ballkani ka dorëzuar kërkesën pran organit kompetent FFK-së për krijimin e ekipit së dytë me emërtim FC “Ballkani B”.

 

Ky është njoftimi i tyre:

Njoftim: Nga edicioni 2020/2021 pritet që klubi jonë të filloj gara edhe me ekipën FC “Ballkani B”

Rregullat e futbollit e kanë përcaktuar se 11 futbollist të jenë startues, 7 të tjerë të presin inkuadrimin eventual nga pankina rezerv, për t’i lëvizur këto limite duke kontribuar drejtëpërdrejt në parimin e gjithëpërfshirjes, FC Ballkani ka dorëzuar kërkesen pran organit kompetent FFK-së për krijimin e ekipës së dytë me emërtim FC “Ballkani B”.

Duke e parë trendin e rritjes së interesimit ndaj klubit tonë, jemi të vërshuar nga kërkesat e futbollistëve që të bëhen pjesë e FC Ballkani, kjo në bënë të ndihemi të vlerësuar për punen që jemi duke e bërë.

Andaj, për të shtuar konkurrencë dhe për t’iu ofruar të gjithëve mundësi e afirmimit kemi vendosur që të krijojmë ekipën B ku shumë futbollist do të kenë mundësinë e trajtimit ashtu siç klubi dëshiron, pra afer syrit të stafit teknik i cili me lehtësi do të jetë në gjendje të përcjell ecurinë dhe zhvillimin e futbollistëve tanë. S’bashku na priftë e mbara.

Sinqerisht,
FC Ballkani

Asnjë koment

Comments are closed.