Ballkani mposhti Feronikelin
Ballkani me rezultat 3:2 mposhti Feronikelin nga Drenasi.
Në këtë sfidë shkëlqeu sulmuesi Mirlind Daku, i cili shënoi tre golat e takimit për Ballkanin. Për sulmuesin gjilanas, ky ishte tre golëshi i dytë në dy takimet e para zyrtare për këtë edicion, njofton Klan Kosova. Ndërsa për mysafirët dy golat e kësaj sfide i realizoi braziliani, Marclei Santos.
Në duelin tjetër, Gjilani arriti fitoren e parë në kampionat, pasi mposhti Llapin në “Zahir Pajaziti” me rezultatin minimal 1:0. Malazezi, Darko Nikaq, ishte realizatori i golit të triumfit.
Lexo edhe:
Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?
Futbollistët e Gjilanit në këtë përballje humbën edhe një penallti, të cilën në gol nuk e shndërroi Fiton Hajdari.
SUPERLIGA – JAVA 2
Ballkani – Feronikeli 3:2 (Mirlind Daku 6’, 24’, 63’ – Santos 85′, 88′).
Llapi – Gjilani 0:1 (Darko Nikaq 62’).