17-05-2024

Ballkani zbarkon në Gjibraltar

FC Ballkani tashmë ka zbarkuar në Gjibraltar.

Kampioni i Kosovës nesër luan ndeshjen kthyese kundër Lincoln Red Imps në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 2-0, rezultat ky që favorizon skuadrën tonë për kalim në fazën e play-off-it.

Klubi nga Suhareka përmes një njoftimi, ka konfirmuar arritjën skuadrës në Gjilbraltar, derisa sonte Ballkani mban stërvitjen e fundit para duelit të radhës me Lincoln Red Imps, raporton rtk.

Ndeshja mes Lincoln Red Imps dhe Ballkanit fillon në orën 18:00 dhe luhet në stadiumin “Victoria”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.