Bankat në hall nga paratë false, ‘ProCredit’ raporton se qindra euro të falsifikuara u deponuan nga klientët
Disa raste janë denoncuar së fundmi nga një zyrtar i bankës ProCredit në Fushë Kosovë, i cili ka raportuar për deponimin e parave të dyshuara false nga disa klientë. Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për qindra euro, para këto që sipas informacioneve të para janë deponuar brenda një periudhe, në bankomatet e bankës.
Bazuar në informacionet e para, bëhet fjalë për kartëmonedha të ndryshme dhe monedha metalike.
Si rezultat i denoncimit, paratë janë konfiskuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.