19-04-2024

Bankat në Kosovë, të gatshme të japin kredi

Në fazën e rimëkëmbjes ekonomike e cila pritet të fillojë javën e ardhshme do të luaj rol të rëndësishëm edhe sektori bankar.

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) thotë se e tërë pako fiskale do të kalojë nëpërmjet sektorit bankar, andaj kërkohet të përdoren kapacitetet për të mundësuar likuiditet në ekonomi.

Por, për tu arritur kjo duhet koordinim i institucioneve, derisa mos funksionaliteti i Kuvendit po shkakton një vonesë të rrezikshme për ekonominë e Kosovës, u bëri të ditur drejtori i Shoqatave të Bankave, Petrit Balija.

“Sektori bankar do të luaj një rol të rëndësishme në fazën e rimëkëmbjes ekonomike e cila po fillon dhe duhet të ketë një dinamik të shtuar. Duhet më shumë koordinim edhe nga institucionet dhe grupet punuese të cilat janë formuar për rimëkëmbjen ekonomike”.

“E tërë pako fiskale e paraparë do të qarkulloj përmes sektorit bankar. Ne kemi një shtresë të popullatës me gjendje të rëndë socio-ekonomike dhe një numër të madh të mikro-bizneseve që kanë vështirësi financiare. Andaj të përdorim kapacitetin e sektorit bankar për të mundësuar një likuiditet më të madh në ekonomi”.

Nga pako e rimëkëmbjes ekonomike, Balija thotë se kanë kërkuar garanci kreditore si dhe subvencionim të normave të interesit.

Kurse biznese të cilat nuk mund të përballojnë çmimet normale të kredive t’iu bëhet subvencionim i një pjesë të normës së interesit për tejkalimin e situatës.

“Ne kemi kërkuar që të rritet kapitali për i fondit për garanci kreditore në mënyrë të ndjeshme, që përmes garantimit të këtyre kredive, sektori bankar ta plasoj likuiditetin e vet në treg. Kemi kërkuar të bëhet edhe subvencionimi i normave të interesit në kuadër të pakos së dytë fiskale”.

“Bizneset të cilat nuk mund të përballojnë çmimet normale të kredive atëherë të bëhet subvencionimi i një pjesë të normës së interesit dhe të kenë mundësi që secili prej bizneseve të merr kredi për tejkalimin e situatës”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ai thotë se bankat komerciale janë të gatshme të ofrojnë kredi, por që duhet të ekzistojnë mekanizmat shtetëror.

Drejtori i ShBK-së theksoi se po ndihet i frikësuar se institucionet janë vonuar pasi siç tha ai mos funksionaliteti i Kuvendit po shkakton një vonesë të rrezikshme për ekonominë e Kosovës.

Nëse pakot e parapara nuk aprovohen në Kuvend, Batija deklaroi se do të ketë probleme të mëdha financiare-ekonomike.

“Bankat komerciale janë të gatshme që të japin kredi por patjetër duhet të ekzistojnë këta mekanizma shtetëror të cilët ndikojnë në këtë situatë. Frikësohem se institucionet janë duke u vonuar, mos funksionaliteti i Kuvendit është duke shkaktuar një vonesë të rrezikshme për ekonominë e Kosovës. Nëse nuk dilet nga kjo situatë politike, nuk aprovohen në Kuvend pakot të cilat janë paraparë, do të kemi probleme financiare e ekonomike sidomos për ato segmente që janë goditur rëndë nga Covid-19”, shtoi ai.

Megjithatë sa i përket shtyrjes së këstit të kredive, Balija potencoi se është bërë në pajtim me klientët, varësisht nga situata e tyre.

“Bankat kanë aplikuar modelet e ndryshme varësisht nga situata e klientit. Ajo se çka është në parim se këstet janë shtyre për një periudhë kohore në pajtim me klientët. Pas kalimit të kësaj faze klienti do të paguaj sipas planit të ri”, njoftoj ai.

Asnjë koment

Comments are closed.