24-11-2024

Banorët e Hasit sot pritet të protestojnë para KEDS në Prizren

Banorët e rajonit të Hasit për sot kanë paralajmëruar protestë para KEDS në Prizren, për shkak të siç thonë mosfurnizimit të rregullt me energji elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Ftohen të gjithë banorët e Hasit, të na bashkangjiten në protestë para zyres së KEDS në Prizren, nesër – me datë 27/11/2023 prej orës 12:00.

Kjo çfarë është duke ju bërë banorëve të Hasit është e pa tolerueshme. Një çrregullim i vogël i motit, dhe ne kemi ndërprerje të rrymës për orë të gjata, apo edhe për ditë të tëra. Sa herë na kanë gënjyer duke na ndërprer rrymën komplet ditën, kishe janë duke bërë rregullime në rrjet, po qysh edhe po shihet, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje sepse ende vazhdojnë problemet e njëjta. Shto edhe faktin që Hasi është rajoni më i rregullt në pagesa në komplet Kosovën dhe është dashur ti ketë edhe investimet më të mëdha nga KEDS./ raporton Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.