27-07-2024

Në Rahovec digjet një shtëpi nga stufa e druve

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi në Rahovec është djegur si pasojë e ndezjes së stufës së druve.

Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi kosovar, ka raportuar se si pasojë e ndezjes së stufës së druve, i është përfshi nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e PK-së. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.