Banorët e kësaj lagje në Prizren janë në hall nga hajnat, kërkojnë patrullime policore

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren janë në hall nga hajnat të cilët i kanë shpeshtuar vjedhjet e shtëpive, shkruan IndeksOnline.

Një lexues për IndeksOnline bëri të ditur se vetëm sonte janë kryer tri grabitje në tri shtëpi.

Banorët e kësaj lagje kanë kërkuar patrullime më të shpeshta të Policisë së Kosovës në mënyrë që të bëjnë gjumin rehat.