Banorët e Ratkocit, të hënën dhurojnë gjak për të 16-in vit me radhaz
Të hënën, më 5 shkurt, banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit për herë të 16 me radhë dhurojnë gjak.
Kjo ditë për banorët e kësaj ane konsiderohet si festë, me ç’rast qindra qytetarë shëndetmirë bëhen pjesë e këtij aktiviteti human. Për mirëvajtjen e aksionit, si çdo herë kujdesen anëtarët e Këshillit Organizativ të këtij aktiviteti.
“Edhe këtë herë për të 16-in vit me radhë, të hënën, më 5 shkurt, nga ora 10:00-16:00, në objektin e shkollës fillore ‘4 Dëshmorët’, në fshatin Ratkoc, do të organizohet dhurimi vullnetar i gjakut. Një evenimenti me karakter human dhe vullnetar”, thuhet në njoftim./ Gazeta e Prizrenit