Banorët e Rogovës së Hasit sot protestojnë ndaj neglizhencës për riparimin e urës
Banorët e fshatit Rogovë të Hasit për sot kanë paralajmëruar një protestë gjysmëorëshe, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas tyre kjo bëhet në shenjë pakënaqësie ndaj organeve komunale dhe qendrore, për mos sanimin e urës së fshatit, që është bërë e pakalueshme nga vërshimet e fundit dhe paraqet rrezik permanent për banorët e fshatit.
Referuar njoftimit, në rrjete sociale, protesta mbahet nga ora 14:00 deri 14:30, në hyrje të fshatit Rogovë.
Njoftimi:
Këshilli i Fshatit – Rogovë
Në shenjë pakënaqësie ndaj organeve komunale dhe ato qendrore, lidhur me mos sanimin e urës së fshatit Rogovë, e cila nga vërshimet e fundit është bërë e pakalueshme dhe paraqet rrezik permanent për banorët e fshatit Rogovë me rrethinë të cilët i njoftojmë se me datë
29.11.2022 e martë, nga ora 14:00 deri 14:30, në hyrje të fshatit Rogovë të magjistrales Prizren – Gjakovë, do të organizohet protestë paqësore.
I ftojmë të gjithë banorët e fshatit Rogovë dhe zonës përreth që të marrin pjesë masovikisht të jeni prezent në këtë protestë paqësore.
Me respekt!
Këshilli i fshatit – Rogovë.
/GazetaePrizrenit.net/