Prizren: Arresohet një person derisa tentonte ta vidhte një veturë

Një person është kapur në përpjekje për vjedhjen e një veture në Prizren.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavide si dhe një set çelësa, raporton Gazeta e Prizrenit.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa i është konfiskuar edhe dhe një pajisje elektronike për de aktivizimin e alarmit të GPS-it të automjeteve.

Raporti nga Policia:

 Prizren 28.11.2022-02:08. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë. I njëjti është arrestuar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavide, një set çelësa si dhe një pajisje elektronike për de aktivizimin e alarmit të GPS-it të automjeteve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta e Prizrenit/