19-04-2024

Barcelona-Messi, zhvillime të rëndësishme

Lionel Messi dhe Barcelona do të ulen të diskutojnë së shpejti për rinovimin e kontratës. Aktualja i përfundon me 30 qershor të vitit 2021 dhe presidenti Josip Bartomeu kërkon të largohet me kokën lart nga katalanasit, duke u bërë dhuratë nënshkrimin e kontratës së re me sulmuesin.

Bartomeu nuk ka të drejtë të rizgjidhet më si president i Barcelonës dhe tashmë dëshirën e tij synon ta rikthejë në realitet. “Mundo Deportivo” shkruan se Jorge Messi, babai i futbollistit të katalanasve, i cili edhe menaxhon të drejtat e të birit, është njoftuar për nisjen e bisedimeve të rinovimit të kontratës.

Gjatë festës së Krishtlindjeve, pritet që Messi të fluturojë drejt Argjentinës dhe mes tij dhe të atit do të ketë një bisedë në lidhje me këtë temë. Momentalisht bëhet me dije se Barcelona synon të nënshkruajë një kontratë deri në verën e vitit 2023, shkruan abcnews.

Messi ka mundësinë e rishikimit të kontratës vit pas viti, duke parë gjendjen e tij fizike. Sulmuesi mund të thotë “stop” kur ta shohë të arsyeshme dhe Barcelona nuk do të bëhej pengesë. Kështu është vepruar më parë edhe me Carles Puyol, i cili dy vite pa u mbyllur kontrata vendosi të linte futbollin për shkak se e ndjente se nuk kishte gjendjen e duhur fizike./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.