19-04-2024

Barcelona mundi Realin në “Bernabeu”

Barcelona sonte mposhti Real Madridin 0-3 në “Bernabeu, duke i dhënë leksion. Katalonasit treguan lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë, duke fituar ndeshjen, kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, pasi rezultati i përgjithshëm ishte prej 4-1.

Golashënues: Luis Suarez (50’ dhe 74’) me dygolësh, dhe Varane me autogol (69’), ia siguron fitoren skuadrës së Valverdes.

Barcelona në finale do të ndeshet me fituesin e takimit Valencia-Real Betis, ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 2-2.

Asnjë koment

Comments are closed.