Bardhyl Meta: Çka flet “dosja” Melihate Tërmkolli për Lumir Abdixhikun?!

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ka reaguar ndaj një deklarate të bërë dje nga bashkëpartiakja e tij, Melihate Tërmkolli, e cila tha se të gjithë kandidatët për kryetar të LDK-së, është dashur të japin dorëheqje nga kjo parti, përfshirë edhe Lumir Abdixhikun.

Meta, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Tërmkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron – tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!”

“Euuuu ku po dojka i Madhi zot me na farue nga do ‘Pronarë’ e ‘Pronare’ të LDK-së e “t’vërtetave të “Saj”…!”, ka shkruar Meta.

Postimi i plotë i Metës:

“Melihate Termkolli – “Sekuritasi n’Derë t’LDK-ës”! – Paska perzane Lumir Abdixhikun!?

Termkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron – tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!

– Paska fillue me Lumir Abdixhikun dhe Akademiket (Kujtim Shalen)!?

Po flet e “lexon dosje për njerëz”?!

Sapo e lexova se paska deklaruar, se:

– “Pse, kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në?”

“Kush e ka sjell Lumirin aty”? “Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”

Paska dosje a? /GE