Bartja e ujit me veshje tradicionale të Zymit në Has
Banorët e Hasit kanë histori të ndryshme vuajtjesh sa i përket sigurimit të ujit të pijes.
Mungesa e tij ka ndikuar në shpërnguljet e shumta të banorëve të kësaj ane drejt qytetit dhe qendrave tjera urbane, para luftës në Kosovë.
Një gjë e tillë ka qenë edhe në Zym. Atje përkundër mungesës së ujit, banorët e kulturuar, përfshirë edhe fëmijët, çdo kalimtari që kanë takuar nëpër fshat, pas përshëndetjes e kanë pyetur edhe nëse kishte etje, duke qenë të gatshëm t’ua ofronin ujin.
Tashmë kjo i takon të kaluarës. Jo vetëm që uji mund të blihet nëpër dyqane, por nuk shihen as kalimtarë duke ecur në këmbë, për të shkuar në fshatrat tjera apo qytet. /GazetaePrizrenit.net/