Bashkatdhetari Adem Saramati dhuron një aparat RTG-digjital për Spitalin e Prizrenit
Pjesë e dorëzimit të këtij donacioni, ishin përveç drejtuesve të spitalit edhe donatori me familjarë e të afërm të tij.
Adem Saramati, tha se vullneti për të ndihmuar me këtë aparat të rëndësishëm është puna në këtë institucion shëndetësor dhe ofrimi I shërbimeve sa më të mira mjekësore për qytetarët, dhe se edhe në të ardhmen ai do mundohet të ndihmojë këtë institucion.
Drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, e vlerësoi të jashtëzakonshëm këtë donacion dhe vullnetin e zotëri Saramatit për këtë mbështetje me këtë aparat, i cili mundëson ofrimin dhe ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore për pacientë.
I pranishëm në këtë ngjarje, ishte edhe kryetari SHBP në Prizren, dhe ish epror i lartë ushtarak i UÇK-së, Ruzhdi Saramati, i cili e vlerësoi punën e këtij institucioni ndërsa, për veprën e të afërmit të tij, tha se na bënë krenar jo vetëm Dobrushtin.
Ndërkaq, përgjegjësi i Njësisë së Radiologjisë, Sadri Beqiri, falënderoi bashkëatdhetarin Saramati për këtë donacion tejet të rëndësishëm i cili është bashkëkohor dhe mjaft efikas, ku mund të kryhen deri në 30 mijë grafi në vit, tha ai.
Vlera e donacionit të aparatit rëntgen digjital kap shumën mbi 50 mijë euro. /Tv Prizreni/