27-07-2024

I mituri kapet me marihuanë

Një person i mitur është arrstuar për posedim të substancave narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në  rrugën “Xhavit Syla” në Suharekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur dhe janë konfiskuar 43 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një telefon mobil”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.