23-11-2024

Bashkimi e Trepça bëhen gati për plejof

Trepça e Bashkimi e luajnë derbin e xhiros së fundit të stinorit të rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja do të zhvillohet të dielën (17:00) në palestrën “Minatori” në Mitrovicë dhe do të përmbyllë xhiron e 28-të, të fundit, për këtë stinor.

Derbi nuk pritet të ndryshojë ndonjë gjë në renditje, siç nuk pritet të ndryshojnë as ndeshjet e tjera të javës së 28-të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tashmë është e qartë se në plejof Z Mobile Prishtina do të startojë nga pozita e parë e Golden Eagle Ylli nga pozita e dytë. Këto dy skuadra do të luajnë nga gjysmëfinalja, ndërsa në çerekfinale janë të lira. Vendi i tretë do t’i takojë Rahovecit e i katërti kampionit aktual, Bashkimit.

Ka mbetur hapur vetëm gara për vend të pestë, që aktualisht mbahet nga Trepça me 39 pikë. 39 pikë i ka edhe Ponte Prizreni në vend të gjashtë, por prizrenasit nuk duken të interesuar të dalin në vend të pestë. Lipjani do të përfundojë në vend të shtatë (i parafundit) dhe do të luajë në plejaut. Ndërkohë AFK Borea si e fundit do të largohet nga elita.

Asnjë koment

Comments are closed.