04-05-2024

Vjedhje në një shtëpi të Suharekës, vidhet edhe një pistoletë

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 16:00 në Suharekë.

Një person ka raportuar se në një shtëpi të cilën e ka nën përkujdesje, kanë depërtuar me forcë  persona të panjohur,  të cilët edhe kanë vjedhur gjësende.

“Me këtë rast kanë vjedhur një televizor si dhe një pistoletë me 134 fishekë, për të cilën viktima posedonte leje valide”, thuhet në raportin e policisë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.