Bashkimi ka mposhtur Prishtinën në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit si vendas ishin më të mirë nga fillimi i takimit duke mbajtur epërsinë deri në fund për rezultatin 95:89.
Stevie Clark ishte më i dalluari me 35 pikë të shënuara.
Kjo ishte fitorja e parë e Bashkimit pas shtatë humbjeve rresht nga Prishtina.
Pas shtatë ndeshjeve, dy ekipet kanë nga pesë fitore e dy humbje.