25-04-2024

Bashkimi humb në Prishtinë, mbeten shpresat për titull në Prizren

Klubi  i Bashkimit humbi, para pak çastesh nga Sigal Prishtina me rezultat 88 me 77.

Kjo ishte ndeshja e tretë finale të plejofit në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Rezultati aktual është në 2 me 1 për Bashkimin, që ka fituar dy ndeshjet e para (në Prishtinë dhe në Prizren).

Ndeshja e katërt zhvillohet të mërkurën në Prizren.  Në këtë ndeshje djelmoshat prizrenas do duhet të luftojnë me këmbëngulje për fitore, që ua siguron titullin historik.

Në rast të barazimit të serisë finale me rezultat 2 me 2, ndeshja e fundit zhvillohet në Prishtinë dhe përparësia është tek ky ekip, pasi ndeshjen e zhvillojnë si nikoqir.

Asnjë koment

Comments are closed.