19-04-2024

Bashkimi mundi Pejën

KB Bashkimi ka fituar sonte ndaj Pejës, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit shënuan fitore në  “Sezai Surroi” me rezultat prej 75:67, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në faqen e klubit, ndeshja vlerësohet si paraqitje e shkëlqyer e djemve të udhëhequr nga trajneri Illmen Bajra.  “Me lojë të mirë ekipore, e sidomos në çerekun e tretë kur e bëmë dallimin, arritëm të shënojmë fitoren e radhës”.

Për Bashkimin më i miri ishte Ujkan Karanezi, që shënoi 17 pikë, pati 8 kërcime e 3 asistime.

Terik Bridgeman, Stevie Clark dhe Corey Raley-Ross po ashtu shënuan pikë dyshifrore.

Në radhët e Pejës më efikasi ishte Henrik Sirko me 22 pikë, 12 kërcime e 4 asistime.

Kjo është fitorja e 11 në 14 ndeshjet që deri tani ka  zhvilluar Bashkimi. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.