Skuadra e Bashkimit, sonte ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat të ngushtë 81 : 84.
Në ndeshjen e parë finale të play-offit, “Arpaxhikët” mposhtën kampionin aktual, në serinë finale që nisi , në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Në Prishtinë do të luhen edhe ndeshja e tretë dhe ndeshja e pestë eventuale, ndërsa në Prizren luhen ndeshja e dytë dhe ndeshja e katërt eventuale.
Skuadra prizrenase (si vendëse) është e vetmja që pat mundur ekipin që po e mban vendin e parë. Kjo është vetëm finalja e tretë e “play-offit” në histori të klubit për Bashkimin, që po pretendon titullin.
Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampion.