27-04-2024

Në Ratkoc të Rahovecit përurohet libri monografik për shkollën

Në ambiente të shtëpisë së kulturës së fshatit Ratkoc, në prani të një numri të madh të atyre që ishin dhe janë pjesë e historisë mbi 72 vjeçare të shkollës “4 Dëshmorët”, u bë promovimi i librit monografik “Historiku i shkollës 4 Dëshmorët – Ratkoc, 1945/45 – 2017/18 (72 vjetori i themelimit).

Rencenzentët e librit: prof. Dr. Emin Kabashi dhe prof. Dr. Sali Sali Bytyqi, të cilët janë edhe kuadro të kësaj vatre të diturisë, ndër të tjera, këtë libër të argumentuar me përplot dokumente, faksimile dhe Intervista, e konsideruan si model që duhet të ndiqet, derisa përgëzuan autorin për punën e bërë me përkushtim, pasi që sjellë para opinionit dokumente dhe faksimile të patrajtuar deri me tani.

Ish-mësimdhënës i shkollës, Salih H. Krasniqi që ka punuar në vitin shkollor 1954/55, evokoi kujtime për atë kohë dhe vështirësitë me të cilat është përballur, derisa Sadri Dul Kastrati-ish nxënës i gjeneratës së parë, në vitin shkollor 1945/46, ka kujtuar bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tij të parë, e bashkë me vështirësitë që ka kaluar ai brez, për shkak të rrethanave dhe mentalitetit të kohës.

Mustaf Hoti, ish-mësimdhënës dhe njëkohësisht babai i dëshmorit Visar Hoti, është krenar për kontributin e tij, që ka dhënë në këtë shkollë. Ai gjithashtu ndjehet i emocionuar që shkolla mban emrin e 4 Dëshmorëve.

Ish-drejtori i shkollës, Ibrahim Hoti tani në pension, tha se ka kërkuar në vazhdimësi, që shkolla të ketë monografinë, të cilën e konkretizuan mësimdhënësit: Shani e Bilall Hoti dhe Sinan Morina).

Autori i librit, Shani Hoti falënderoi të gjithë ata që në forma të ndryshme kontribuuan që të jetësohet ky libër shkencor-dokumentar, i cili pasqyron rrugëtimin nëpër të cilin ka kaluar shkolla “4 Dëshmorët”, gjatë këtyre 72 vite.

Asnjë koment

Comments are closed.