Bashkimi plasohet në gjysmëfinale të Kupës

Skuadra nga Prizreni në çerekfinale ka mposhtur Feronikelin me rezultat 90- 76.

Edhe ky takim është zhvilluar në palestrën ‘Mizahir Isma’ në Rahovec, aty ku do të luhen edhe gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

Bashkimi në gjysmëfinale do të luaj me fituesin e duelin Prishtina – Ylli që zhvillohet sonte nga ora 19:00.

Gjysmëfinalja e parë është konfirmuar dhe është ajo ndërmjet Rahovecit dhe Pejës.