Bashkimi shënon fitore ndaj Pejës
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Pejës në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra e drejtuar nga Audrius Prakuraitis triumfoi me rezultatin 76:72, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje u zhvillua në palestrën sportive “Mizahir Isman” në Rahovec, pasi palestra “Sezai Surroi” në Prizren është ende në rinovim.
Më të dalluarit në fitoren e prizrenasve ishin Samandro Samuels me 18 pikë, si dhe Fisnik Rugova me 17 sosh.
Te pejanët u dallua Isiah Umipig me 21 pikë.
Bashkimi pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë, me bilanc prej nëntë fitoreve dhe 11 humbjeve.
Peja renditet e treta me 33 pikë, me bilanc prej 13 fitoreve dhe shtatë humbjeve.