Bashkimi shkon i dorëzuar në Gjevgjeli
Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka udhëtuar pa lojtarët kryesorë në Gjevgjeli për të luajtur ndeshjen kundër Kozhuvit, që zhvillohet të martën (sot, 17:30).
Në këtë përballje Bashkimi do të jetë pa tre lojtarët kryesorë – amerikanët Jordan Capps e Michael Martin, dhe përforcimin e fundit, Drilon Hajrizi, shkruan Koha Ditore.
Trajneri Jeronimo Sharin ka thënë se të tre lojtarët kanë mbetur në Prizren për t’u rikuperuar në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndeshjen kampionale kundër Prishtinës që e luajnë vikendin që po vjen.
Capps është koshashënuesi më i mirë i Bashkimit këtë edicion, pasi prin si në Superligën e Kosovës ashtu edhe në BIBL. Në kampionat po luan me mesatare prej 26.7 pikëve për ndeshje, derisa në BIBL me 28.6 pikë për ndeshje.