Liria mbetet pa tre aksionarët prizrenas
FC Liria tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra!
Burime të AL News mësojnë se të tre kanë hequr dorë pa kushte nga aksionet e tyre, duke ia dhuruar ato aksionarit tashmë të vetëm, Arbër Bashës.
![]()
Nën drejtimin e tyre, Liria për dy vite radhazi u përpoq të rikthehej në elitën e futbollit kosovar, por pa sukses.

⛔ Në tentimin e fundit për ngjitje në Superligë, skuadra prizrenase u eliminua nga FC Dinamo Ferizaj.
🔜 Mbetet të shihet se cili do të jetë drejtimi i ri i klubit nën pronësinë e vetme të Arbër Bashës. ⚫⚪


