28-04-2024

Bastisje në fshatin Gjinoc të Suharekës, i konfiskohet armë edhe djalit të Bali Muharremajt

Pavarësisht apeleve të shpeshta të policisë për të mos festuar me armë. Kësaj thirrje nuk iu binden edhe tre të rinjë nga Suhareka të cilët festuan Vitin e Ri duke shkrepur me armë.

Në mesin e tre të rinjve që shihen duke shtënë me armë, ishte edhe Gjelbrim Muharremaj, djali i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Pas publikimit të videos, Policia e Kosovës ka zbarkuar në fshatin Gjinoc duke bërë kontroll për armë në fshatin e Muharremaj.

Gjatë bastisjes policia kishte konfiskuar tre armët. Armët ishin të tipit Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator, Ekol special 99 Rev II me nr serik EUR 12-20120015 kal.9mm dhe një karikator dhe Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator. Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net

   

Asnjë koment

Comments are closed.