24-04-2024

Baton Haxhiu parashikon mundësinë e propozimit të Kadri Veselit për kryeministër

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu ka thënë se presidenti Hashim Thaci mund ta propozojë Kadri Veselin si kandidat për kryeministër, nëse i vjen radha.

“Do t’i vije radha që ndoshta të propozohet edhe zotëri Kadri Veseli për kryeministër’’, ka thënë Haxhiu.

Nuk e di a ka guxim Kadri  Veseli ta marrë këtë guxim, ai është vendim i tij por nuk besoj që do të bëja si i tretë, një lider i tillë’, tha ai.

Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku befasisht u zgjodh kryeparlamentar deputeti i VV-së Glauk Konjufca.

Në një paraqitje në Info Magazine të Klan Kosovës, Haxhiu tha se ekzistojnë disa arsye për zgjedhjen e Konjufcës në krye të Kuvendit.

“Vetëvendosje që prej fillimit të negociatave nuk ka dashur që të qeverisë dhe ta marrë qeverinë në këtë situate çfarë është dhe janë disa arsye që Glauk Konkufca është zgjedhur sot pa paralajmëruar”.

Asnjë koment

Comments are closed.