Bayern Munich shpallet kampion i botës, fiton finalen ndaj Tigres
Bayern Munich ka fituar Kupën e Botës për Klube, pas fitores në finale ndaj ekipit meksikan, Tigres.
Bavarezët kanë mposhtur Tigres në finalen e sotme me rezultatin minimal 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi mbrojtësi francez, Benjamin Pavard pas 61 minutave lojë.
Në pjesën e dytë, Nahuel Guzman ka bërë disa pritje të jashtëzakonshme – për të mos lejuar thellimin e avantazhit nga ana e Bayernit.
Kjo është hera e dytë që Bayern Munich fiton Kupën e Botës për Klube, kurse për Tigres kjo ishte hera e parë që merr pjesë në finale të këtij kompeticioni.