26-04-2024

Bayern Munich shpallet kampion i botës, fiton finalen ndaj Tigres

Bayern Munich ka fituar Kupën e Botës për Klube, pas fitores në finale ndaj ekipit meksikan, Tigres.

Bavarezët kanë mposhtur Tigres në finalen e sotme me rezultatin minimal 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi mbrojtësi francez, Benjamin Pavard pas 61 minutave lojë.

Ndeshja ishte krejtësisht e dominuar nga skuadra e Hansi Flick. Bayern shënoi edhe një gol me Kimmich në pjesën e parë, por gjyqtari anuloi golin si pasojë e pozitës jashtë loje, ndërsa minuta më pas Leroy Sane goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, Nahuel Guzman ka bërë disa pritje të jashtëzakonshme – për të mos lejuar thellimin e avantazhit nga ana e Bayernit.

Kjo është hera e dytë që Bayern Munich fiton Kupën e Botës për Klube, kurse për Tigres kjo ishte hera e parë që merr pjesë në finale të këtij kompeticioni.

Poashtu, Bayern bëhet skuadra e dytë në histori që fiton çdo trofe për një sezon, pas Barcelonës. /GazetaBlic Sport

Asnjë koment

Comments are closed.