26-11-2024

‘BBV Kosova, njëra nga banoret kërkon ndihmë mjekësore

Dje u zhvillua sfida e kapitenit në Big Brother VIP Kosova. Ana dhe Artani ishin dy banorët që tejkaluan çdo pritshmëri. Ata mbajtën topin siç iu kërkohej për afro gjashtë orë, deri në pikën kur Vëllai i Madh e shpalli sfidën të përfunduar me dy fitues.

Megjithatë, kjo për Anën nuk ishte pa sakrifica. Gjatë lojës ajo pësoi një lëndim në gishtat e këmbës. Pasi dhimbja vazhdoi dhe nuk kalohej me akull në këmbë, sot gjatë ditës sipas protokolleve ka ardhur edhe ndihma mjekësore. Një ambulancë ka mbërritur sot pasdite për të ekzaminim mjekësor për lëndimin e lehtë që këngëtarja pësoi.

“Ma kqyri doktori tha e ke kris duhet me fotografu, e pyta doktorin a është naj sen rrezik tha jo” – tha Ana.

jo shpjegoi se po frikësohet se një rast të tillë e kishte edhe gjyshja e saj.

“Po tutna, se gjyshja është rrëzu prej trotuarit, është kanë plakë e ka thy kukën kamën e u deshtë me ia kputë e ka jetu në krevat qashtu” – tregoi Ana.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga “BBV Kosova” dhe faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si është gjendja e këngëtares Ana Kabashi, pas problemeve shëndetësore.

Asnjë koment

Comments are closed.